24-11-2024

Arrestohet pasi shiste certifikata të falsifikuara në Malishevë

Në Malishevë është arrestuar një person pasi dyshohet se ka shitur certifikata të falsifikuara, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur gjatë viteve 2017-2018  ku i dyshuari ka shitur certifikata të aftësive profesionale të falsifikuara.

“I dyshuari i ka shitur certifikatat 250-300 euro. Lidhur me rastin janë edhe tre të dyshuar tjerë, dy prej tyre janë intervistuar ndërsa njëri gjendet jashtë shtetit”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.