25-04-2024

Rrokulliset një veturë, një femër lëndohet lehtë

Një femër ka marrë lëndime, si pasojë e rrokullisjes me makinë në Prizren.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30, në rrugën e Kukësit.

“Ngasësi mashkull k-shqiptar deri sa ishte duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur”, bën të ditur policia.

E lënduara (k-shqiptare) pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi. /GazetaePrizrenit.net/

P.S Foto nga arkivi

Asnjë koment

Comments are closed.