Arrestohet pasi sulmoi zyrtarët policorë pas gjobës që mori në Landovicë
Dy zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht.
Siç mëson Gazeta Sinjali, rasti ka ndodh pasi zyrtarët policorë të Trafikut në Prizren e kanë shqiptuar një gjobë ndaj shoferit që kishte shkelur rregullat e trafikut.
Ky i fundit pas veprimit të Policisë, i ka sulmuar zyrtarët e sigurisë se shtetit, shkruan Gazeta Sinjali.
Zyrtarët që ishin në patrullim në Landovicë, e kanë vënë situatën nën kontroll dhe e kanë arrestuar të dyshuarin.
Pas përfundimit të procedurave, i njëjti është dërgur në mbajtje për 48 orë.