Aksident i rëndë në Gjermani, vd*es një mërgimtar nga Gjakova
Një aksident fatal në Nurnberg të Gjermanisë i ka marrë jetën një 51-vjeçari me origjinë nga Gjakova.

Sipas njoftimit të familjarëve në Facebook, Franc Ndue ka humbur jetën dje si pasojë e një aksidenti me motor.
Familjarët dhe të afërmit e kanë përkujtuar të ndjerin, duke e vlerësuar për kontributin dhe karakterin e tij.

“Me largimin e tij humbëm një shok të çmuar dhe një shqiptar të vërtetë, i cili do të mbetet përherë në kujtimet dhe zemrat tona”, thuhet mes tjerash në njoftimin mortor.

