Arrestohet pasi sulmon policët në Suharekë

Një person ka sulmuar policët në Suharekë. Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:00, transmeton ‘Gazeta e Prizrenit’.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që  në gjendje të dehur kishte kishte sulmuar zyrtarët policor”, bën të ditur në raportin e sa 24 orësh policia.

Nuk raportohet për të lënduar, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./GazetaePrizrenit.net/