Shkaku i posedimit të substancave narkotike një person është arrestuar dje në pikëkalimin Kosovë-Shqipëri, në Vërmicë të Prizrenit.
“Një person (K-Shqiptar) është arrestuar për shkak se gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur një sasi 1.37 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net