Arrestohet për lëndim të rëndë të një femre në Suharekë
Një person është arrestuar në Suharekë për shkak të lëndimit të një femre, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë, dhe se rasti është lëndim i rëndë trupor.
“Viktima femër K/Shqiptare ka kërkuar ndihmë mjekësore e cila pas tretmanit në QKMF Suharekë është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor, sipas mjekëve viktima ka lëndime të rënda.”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera për motivet e sulmit./GazetaePrizrenit.net