Arrestohet personi nga Prizreni, abuzoi seksualisht me gruan me të meta mendore
Një person është arrestuar në Prizren, si i dyshuar për dhunimin e një femre me të meta mendore.
Sipas policisë, rasti ka ndodhu dje pasdite në Prizren. “Një mashkull K-Shqiptar, duke shfrytëzuar gjendjen mentale të viktimës femër K-Shqiptare ka kryer marrëdhënie seksuale me të njëjtën”, thuhet në raportin e Policisë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./GazetaePrizrenit.net