29-04-2024

Arrestohet personi që po i ikte dënimit me burg në Prizren

Policia ka njoftuar se ka arrestuar personin me inicialet E. XH (1977), i cili ishte në kërkim që një kohë.

Me anë të një komunikate, njoftohet se ai ishte dënuar me vuajtje të dënimit prej 4 vjet e 100 ditë për të veprave penale ‘Shkaktimi i Rrezikut te Përgjithshëm”, “Mbajtja ne pronësi, kontroll dhe posedim te paautorizuar te armeve” si dhe veprën penale “Vrasje ne Tentative”.

“Policia në Prizren pas një pune operativo-taktike dhe një informate inteligjente ka arritur që të arrestojë personin e kërkuar E.XH, mashkull, kosovar, i datëlindjes 1977, person ky që kërkohej ne bazë të  urdhëresë  me shkrim të Gjykatës Themelore në Prizren. I dënuari kërkohej për veprën penale ‘Shkaktimi i Rrezikut te Përgjithshëm”, “Mbajtja ne pronësi, kontroll dhe posedim te paautorizuar te armeve” si dhe veprën penale “Vrasje ne Tentative”. Me vendim te gjykatës dërgohet në vuajtjen e dënimet me kohe zgjatje prej 4 vite e 100 ditë burg”, thuhej në komunikatën e Policisë.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.