13-12-2024

Arrestohet prizrenasi, detyroi një grua të merret me prostitucion

Një person është arrestuar në Prizren, nën dyshimin se ka detyruar një grua të merret me prostitucion, bën të ditur Policia e Kosovës

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje pasdite në Prizren, ku dyshohet se i njëjti në mënyrë sistematike ia ka mundësuar ose e ka detyruar viktimën të ofrojë shërbime seksuale ndaj personave të ndryshëm.

Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.