23-11-2024

Arrestohet prizrenasi i mitur pasi nuk përfilli arrestin shtëpiak

Një i mitur nga Prizreni është arrestuar pasi nuk ka respektuar masën e arrestit shtëpiak.

Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur në rrugën “Sezai Surroi” në Prizren,  me datë 21.11.2018 rreth orës 11:25.

“I  dyshuar i mitur mashkull K-Shqiptar, pasi që nuk e ka respektuar masën e arrestit shtëpiak, me urdhër të gjykatës, të njëjtit masa e arrestit shtëpiak zëvendësohet me masën e paraburgimit dhe dërgohet në burgun e Lipjanit për të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë./GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.