02-05-2024

Gjykata ia ndalon ‘profesionin’ Burdushit

Këtë vendim Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka shqiptuar si dënim plotësues, pasi e gjeti fajtor për veprat penale të mashtrimit dhe e dënoi me 1 vit burgim dhe 5 mijë euro gjobë.

Gjykata e shkallës së pare e ka gjetur fajtorë ‘Burdushi’-n për veprën penale të mashtrimit, aktakuzë kjo e vitit 2015.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, “Burdushi” akuzohej se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, ose për t`i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e të dëmtuarit.

Gjyqtari i rasti  Mehmet Ndrecaj, me rastin e shpalljes së vendimit, theksoi se nga provat dhe shkresat e lëndës është provuar fakti se i akuzuari ka kryer veprën penale të mashtrimit./Kallxo.com

Lexo edhe:

Burdushi dënohet me burg për mashtrim

Asnjë koment

Comments are closed.