Arrestohet prizrenasi që sulmoi e lëndoi një person me mjet pune
Një person është arrestuar në Prizreni për shkak të lëndimeve të rënda që i ka shkaktuar një personi, të cilin e ka sulmuar me një mjet pune.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje pasdite, raporton Gazeta e Prizrenit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar me një mjet pune viktimën mashkull kosovar me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /GazetaePrizrenit