23-04-2024

Arrestohet prizrenasi që sulmoi e lëndoi një person me mjet pune

Një person është arrestuar në Prizreni për shkak të lëndimeve të rënda që i ka shkaktuar një personi, të cilin e ka sulmuar me një mjet pune.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje pasdite, raporton Gazeta e Prizrenit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar me një mjet pune viktimën mashkull kosovar me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /GazetaePrizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.