Arrestohet shtetasi shqiptar që tentoi të sjell fishekë përmes Vërmicës
Një shtetas i Shqipërisë tentoi të fus në mënyrë të paautorizuar fishekë gjuetie në Kosovë, por u arrestua në pikëkalimin e Vërmicës, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Sipas policisë kufitare, rasti ka ndodhur dje, kur gjatë kontrollit të veturës të dyshuarit i janë gjetur dhe konfiskuar (pesë) 5 paketime me fishekë të gjuetisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./GazetaePrizrenit.net