20-04-2024

Prizreni me disa aktivitete për Pavarësinë, sot pushim për institucionet

Me disa aktivitete kulturore, Prizreni dje festoi 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Meqë dita e festës qëlloi të dielën, edhe sot e hënë është ditë pushimi.

Në kontekstin e kremtimit është mbajtur defileu me fëmijë nga Shtëpia e Bardhë deri në sheshin e Shatërvanit.

Po ashtu është bërë hapja e Ekspozitës së Pavarësisë të artistëve prizrenas, Arbnor Morina dhe Gani Sunduri në qendrën “Europa”.

Për nder të kësaj feste, në shoqërinë kulturo-artistike “Agimi” u mbajt Ora Letrare e Pavarësisë, kurse më pas në shtëpinë e kulturës “Xhemajli Berisha” u performua shfaqja teatrale “Iku autobusi”./GazetaePrizrenit.net

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.