Arrestohet shtetasja iraniane në Aeroportin “Adem Jashari”, dyshohet se falsifikoi pasaportën
Një shtetase e Iranit është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” pasi dyshohet se gjatë kontrollit ka prezantuar pasaportë të falsifikuar.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 14:00 dhe është iniciuar si “Falsifikim i dokumentit”, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“ANP Adem Jashari 05.08.2024-14:00.Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Iranit pasi që gjatë kontrollit ka prezantuar pasaportën që dyshohet të jetë e falsifikuar. Pasaporta është sekuestruar dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.