Arrestohet vjehrri që dyshohet se ngacmoi se;ksual:isht nusen e djalit
Një rast i rëndë i ngacmimit seksual është raportuar në komunën e Rahovecit, ku një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht nusen e djalit të tij.
Burime të besueshme të Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari, vjehrri i viktimës, është ndaluar nga Policia pas paraqitjes së denoncimit penal nga e dëmtuara dhe veprimeve të para hetimore.
Ngjarja ka tronditur familjen, ndërsa viktima ka deklaruar para autoriteteve se për një periudhë të caktuar kohore ka qenë e ekspozuar ndaj ngacmimeve seksuale nga ana e vjehrrit të saj.

Rasti është cilësuar si “Ngacmim seksual”, ndërkohë që janë intervistuar palët e përfshira dhe janë ndërmarrë veprime të tjera procedurale.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet janë duke vazhduar në drejtim të konfirmimit të provave dhe zbardhjes së plotë të rastit.