10-05-2024

Arrestohet ylli i Superligës së Kosovës në futboll, sulmuesi afrikan

Sulmuesi i Gjilanit, Theophilus Solomon është arrestuar ditën e sotme.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se sulmuesi afrikan kishte fletëarrest ndërkombëtar për një vepër të mëparshme penale.

27 vjeçari nigerian këtë edicion po shkëlqen me Gjilanin duke shënuar 6 gola deri më tani. Edicionin e kaluar ishte futbollist i Ballkanit.

 

Indeksonline do të iu mbajë të informuar për detajet e reja rreth arrestimit të tij.

Asnjë koment

Comments are closed.