Arrijnë në Kosovë mbi 3 mijë vaksina Pfizer
Kanë arritur në Kosovë edhe mbi 3 mijë doza të vaksinës Pfizer, donacion nga Bashkimi Evropian.
Këto doza janë donacion i BE-së në kuadër të kontingjentit prej 95 mijë dozave të vaksinës, shkruan Indeksonline.
Kujtojmë që Kosova së fundi ka marrë edhe 4,680 doza të Pfizer.
Ndërsa të mërkurën paradite në Kosovë do të arrijnë edhe 38,400 doza të vaksinës AstraZeneca në kuadër të COVAX.
“Ministria e Shëndetësisë do të pranojë edhe 38 400 doza të tjera të vaksinës në kuadër të aleancës COVAX. Rrjedhimisht deri më tani duke llogaritur edhe 24 000 dozat që kemi pranuar javë më parë në total kemi 62 400 doza. Këto doza do të arrijnë në Kosovë të mërkurën paradite. Me pranimin e këtyre dozavë të vaksinës kundër COVID-19, do të vijohet më tej me vaksinimin e kategorive të parapara sipas Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19“, thuhet në njoftim.