05-10-2024

Arsimtarja në Pejë dyshohet se mashtroi 14 persona me subvencione, dërgohet në mbajtje

Është arrestuar sot në Pejë një grua e dyshuar për veprën penale të mashtrimit. Ndaj saj Prokuroria Themelore në Pejë, javë më parë ka ngritur aktakuzë për veprën penale “Mashtrimi” , ka thënë për Indeksonlinen Shkodran Nikçi zëdhënës i Porokurorisë Themelore në Pejë.

Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se e dyshuara është mësimdhënëse në shkollën fillore “Xhemajl Kada”, në Pejë.

Ajo dyshohet se ka mashtruar bujqit lidhur me aplikimin për subvencione ku sipas burimeve pre e mashtrimeve janë 14 viktima.

“Është  arrestuar një person për veprën penale mashtrimi. Me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Ndaj të së njëjtes Prokuroria Themelore në Pejë javë më parë ka ngritur aktakuzë për veprën penale ‘Mashtrimi’”, tha Nikçi.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se arsimtarja e arrestuar është Gjylfidone Morina, e njohur si Gjyli.

Asnjë koment

Comments are closed.