12-12-2024

Asambleisti Munib Durguti nga Rahoveci aderon në PDK

Sot, Partisë Demokratike të Kosovës iu bashkua edhe juristi dhe asambleisti i Kuvendit Komunal në Rahovec, Munib Durguti, i cili rrjedh nga një familje  e shquar dhe atdhetare.

Kryetari i PDK-së në Rahovec, Prof. Dr. Idriz Vehapi i ka uruar mirëseardhje në familjen më të madhe politike në komunë dhe në mbarë vendin!

“Durguti është një figurë e vlefshme për PDK-në dhe komunën e Rahovecit, pasi vetëm me njerëz të ndershëm dhe punëtorë, mund t’i kontribuojmë të mirës së përgjithshme.Munibit i urojmë sukses në rrugëtimin tonë të përbashkët! Na priftë e mbara!”, thuhet në njoftimin e PDK-së. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.