28-04-2024

Asamblisti Sallauka kritikon Gjykatën për neglizhimin e rastit të bllokimit të transitit nga shtëpia në “Arbanë”

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Prizrenit, asamblisti Skënder Sallauka nga PDK, ka ringritur çështjen e shtëpisë që ka bllokuar rrugën e transitit të ri të Prizrenit, por kësaj radhe ka kritikuar organet e drejtësisë për neglizhimin e lëndës përkatëse, derisa pyeti se cilat janë prioritet e Gjykatës, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Duke rikërkuar ndërhyrje institucionale për zgjidhjen e këtij problemi, ai tha se është tepër e pakuptueshme se duke e zgjatur për rreth 5 vjet, Gjykata po vepron në dëm të rreth 200 mijë qytetarëve.

Rezultate imazhesh për skender sallauka

“Nuk e kuptoj se si një gjyqtari për t’i lexuar 20-25 faqe të kësaj lënde dhe për të vendosur i duhet kaq kohë. Çfarë mund të jetë më prioritet se sa çështja e bllokimit të një rruge të rëndësishme, për të cilin po vuajnë qytetarët”, tha Sallauka.

Ai rikujtoi se çështjet civilet në gjykatat tona zgjasin deri në 10 vjet pa zgjidhje, andaj kërkoi që komuna të ndërhyjë për ta bërë kompensimin e saj.

“GazetaePrizrenit.net” shkruan se pas kësaj është deklaruar edhe kryetari i Komunës, M. Haskuka i cili ka premtuar se këtë vit do të zgjidhet kjo çështje dhe se do të hapet transiti i ri. /GazetaePrizrenit.net/

Kryetari Mytaher Haskuka premton zhbllokimin e transitit të ri këtë vit

Asnjë koment

Comments are closed.