26-04-2024

Asfaltohet rruga për në malin e Pashtrikut (FOTO)

Kur sot është një ditë pushimi, të cilën shumëkush e shfrytëzon për të dalë në natyrë, portali “Gazeta e Prizrenit” sjell lajmin e shumëpritur për asfaltimin e rrugës nga fshati Planejë e Hasit për në malin e Pashtrikut, përkatësisht deri në vendin e rënies së 36 dëshmorëve të UÇK-së, tek “Te Likenet e Hasit” mbi fshatrat Kushnin e Lugishtë.

Kjo rrugë përbën një atraksion në vete, pasi jo vetëm gjarpëron nëpër një mjedis piktoresk, por edhe vende krijohen pamje të mahnitshme. Ajo shkon deri në një lartësi mbidetare mbi 1.200 m.

Lexo edhe:

Komuna e Prizrenit del keq edhe në raportin e USAID-it amerikan për performancë (Dokument)

Do theksuar se për në malin e Pashtrikut është duke u punuar edhe në një rrugë tjetër, që nis nga hyrja e Guruzhupit e shkon deri tek Varri i Poshtëm,

Për shkak se ende janë duke u zhvilluar punime në rrugë, vozitja duhet të jetë me kujdes! /Gazetae Prizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.