Asgjësohen 19 krerë gjedhe me tuberkuloz në Viti
Sot, nga katër ferma në dy fshatra ( Gushicë, Verban) të komunës se Vitisë, janë asgjësuar 19 krerë gjedhe të cilat kanë rezultuar pozitiv në sëmundjen tuberkulozit.
Në lokacionin e përcaktuar nga Komuna e Vitisë, për groposje (varrezë) të kafshëve në kodrinën Bagdad. Pronaret e fermave janë urdhëruar qe të bëjnë pastrimin-dezinfektimin e mëpastajshëm të fermave dhe u është ndaluar popullimi për periudhën kohore gjashtëmujore.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sipas mandatit të sajë ligjorë, përveç diagnostikimit dhe testimit laboratorik, përmes kompanisë se kontraktuar ka realizuar asgjësimin dhe dezinfektimin e hapësirave të qëndrimit të kafshëve. Po ashtu do të bëjë kompensimin e fermerëve për kafshët e humbura.
Ruajtja e shëndetit të kafshëve është domosdoshme qe te kemi shëndet të mirë publikë. Hulumtojmë dhe punojmë çdo ditë për ta ruajtur atë.