Asnjë befasi për koalicionet
Ka mbaruar afati për dorëzimin e koalicioneve parazgjedhore në KQZ.
Ashtu edhe siç pritej, nuk pati ndonjë befasi në minutat e fundit, shkruan Indeksonline.
Vetëm katër palë koalicione u dorëzuan në KQZ.
Të parët që e dorëzuan ishin koalicioni “VAKAT” që përbehet nga partitë boshnjake.
Pastaj, AAK-PSD dorëzuan koalicionet. Pas tyre, Nisma-AKR dhe Partia e Drejtësisë dorëzuan koalicionin.
Në fund dy partitë serbe PDS dhe NPA dorëzuan dokumentet për koalicion.
Edhe pse pritej që tri partitë e vogla Alternativa, Lëvizja për Bashkim dhe Partia Fjala, të krijojnë koalicione nuk ndodhi.
Te tri partitë pritet të shkojnë vetë në zgjedhje.