25-04-2024

Asnjë i arretuar dje, Prizreni ndër komunat më të disiplinuara

Vetëm 2 persona u arrestuan nga Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.

Të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes.

Për dallim nga ditët e mëparshme, kur Prizreni zakonisht printe në nivel vendi për nga numri i të arrestuarve të kësaj natyre, madje duke përbërë edhe gjysmën e numrit të përgjithshëm, dje nuk është raportuar asnjë rast, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Prishtina, Ferizaji, Prizreni, Peja, Gjakova e Mitrovica Jugore ishin komunat më të disiplinuara.

Atje nuk u ndalua e arrestua asnjë person për mosrespektim të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Më poshtë, statistikat e publikuara nga Policia.

Asnjë koment

Comments are closed.