Asnjë nga 24 personat e testuar nga Rahoveci s’doli i infektuar
Përmes, një postimi në facebook, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se 24 personat nga kjo komunë të cilët kishin kontakt me shitësin e fidaneve nga Malisheva të infektuar me koronavirus kanë dalë negativ.
Postimi i tij i plotë:
RAHOVECI VAZHDON TË MBETET I PAPREKUR NGA COVID-19
Të nderuar qytetarë,
Sapo jam informuar se nga 24 mostrat e marra nga IKSHP, qytetarët e Krushës së Madhe me rrethinë, që kanë qenë të vetizoluar pas kontaktit me shitësin e fidaneve nga komuna e Malishevës, i infektuar me koronavirus, të gjithë kanë rezultuar NEGATIV. Pra, deri më tani nuk kemi asnjë rast me COVID-19 pozitiv në komunën tonë.
Faleminderit të gjithëve për vetëdijen e lartë që po e dëshmoni në këtë kohë kritike, poashtu, falënderoj ISHPK-në dhe drejtorin z.Naser Ramadani për përkrahjen dhe bashkëpunimin!
Bashkë, me vetëdije të lartë dhe përgjegjësi kolektive, jam i sigurt se do t’ia dalim, siç ia kemi dalur në kohëra të vështira!
Gjithçka varet nga ju të dashur qytetarë!