29-04-2024

Asnjë rast nga komuna e Prizrenit nga 73 rastet e sotme me Covid-19 në Kosovë

Sot, më 02 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 225 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 73 raste pozitive.

Referuar njoftimit,  nga Komuna e Prizrenit , por edhe nga komunat tjera të rajonit tonë, sot del se nuk ka të infektuar, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Megjithatë nuk është njoftuar nëse ka pasur teste në këtë pjesë apo mostrat kanë rezultuar negative.

Numri total i rasteve pozitive 3.064 raste nga 24.271 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 55 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

Sot janë shëruar  63 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.707 raste, kurse raste aktive 1.302.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 44 raste, komuna e Lipjanit 7 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Skenderajt 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë dhe Podujevë. /GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.