22-11-2024

Atëherë kur përgjakej Brestosi dhe Anadrinia

Shkruar nga Prof. Dr. Sabahajdin Cena

MARSHIMI I PROF. UKSHIN HOTIT
(Në prag të “Flakës së Janarit”)

“Po ku je more Ukshin Hoti,
Pa Ty nuk vjen liria?!”

Po, ishte ai janar i Rexep Malës, Nuhi Berishës, ai janar i krismave të rezistencës së Prishtinës, ai janar pa profesor Xhemajli Berishën e Brestosit të vrarë në burg e Prizrenit në hapat e parë të zbatimit të “Kushtetutës së Gazimestanit”.

-Kështu do t’u rrëfehet nipërve e mbesave, kështu do t’u thonë gjyshet vogëlushëve e vogëlusheve, kur do t’u bjerë që të kalojnë bri këtij
vendi që tash e tridhjetë vjet mbledh rrëfime e kujtime për heroizmin e Nesimi Elshanit të Nagacit, për burrërinë e Agron Fetahut të Celinës, për vendosmërinë e Hilmi Krasniqit të Hoçës së Vogël e për trimërinë e Halim Hotit, të cilin as plumbat nuk e ndanë prej profesor Ukshinit, prej Krushës së Madhe e prej Anadrinasve të vendosur për ta bërë, ose për të rënë.

Dhe ranë, por u mbeti legjenda për “Lakun e Dëshmorëve”, u mbeti rapsodia
të cilën nuk e mbaroi as Met Malsori i Krushës së Madhe, as Mujë Krasniqi i Çabiqit, e as Beqir Gashi i Sefë Mleqanit ndërsa këndonin nga “Maja e Pashtrikut” dhe i drejtoheshin shqiptarisë me “Ani moj Shqipni, mos thuj mbarova!”,

Me të vërtetë, kështu lindi legjenda e mbirë në këto troje. Ajo mbiu prej gjakut të derdhur në këtë vend trimash, të cilët ishin nisur prej fshatrave të Anadrinisë: Qëndresës, Krushës së Vogël, Priranës, Celinës,Krushës së Madhe, Nagacit, Fortesës, Hoçës së Vogël, Retisë, Apterushës e Brestosit të derdhur në Krushën e promethenjve që ranë për të bërë kthesa.

Në “Lakun e Dëshmorëve” është vendi ku më 27 janar
të vitit 1990 ranë heroikisht Ata që sot jetojnë në legjendën për Janarin, për Brestosin dhe për “Lakun e Dëshmorëve” të
parë të Anadrinisë dhe kthesa u bë legjendë e shkuar legjende.

 

Asnjë koment

Comments are closed.