11-09-2026

Parashikimi i motit për të shtunën, 12.09.

Të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe herë pas here priten edhe reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh, duke filluar që nga orët e para të 24-orëshit.

Temperaturat do të pësojnë ulje drastike, me minimale që do të lëvizin prej 14 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 23°C. /MK

 

Asnjë koment

Comments are closed.