27-09-2021

Auditori gjen mangësi në rekrutimin e stafit nga Drejtoria e Arsimit në Prizren

Zyra Kombëtare e Auditorit ka gjetur mangësi në procesin e rekrutimit të stafit në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Prizren, pasi nuk ka pasur rishpallje të konkursit në rastet ku nuk ka pasur tre kandidatë.

“Në dy raste (në drejtorin e Arsimit për mësimdhënëse të Pianos dhe të Harmonikës në shkollën “Lorenc Antoni”) procedura e rekrutimit nuk ishte anuluar përkundër faktit që për pozitat e caktuara kishte vetëm nga një kandidat që kishte aplikuar në këto pozita”, thuhet në raportin e Auditimit për Komunën e Prizrenit për vitin 2020, thuhet.

Sipas UA 07/2017 për Rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, neni 6 paragrafi 5.1 parasheh që “Konkursi publik duhet të përsëritet nëse së paku tre kandidatë nuk i plotësojnë kushtet e konkursit’.

Mund të jetë një imazh i teksti

Me këtë rast, Kryetarit komunal i është rekomanduar të sigurojë se përmes menaxherit të personelit se zhvillimi i procedurave të rekrutimit bëhet në pajtim të plotë me kërkesat ligjore, dhe në rast të mungesës së tre kandidatëve të përgjegjshëm të rishpallet konkursi. / GazetaePrizrenit

Lexo edhe:

https://stop.tvklan.al/skandalet-e-dka-prizren-mesuesit-paguhen-pa-qene-ne-pune/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.