Aurora Kajdomçaj, talentja nga Prizreni realizon klipin e dytë muzikor (Video)

Aurora Kajdomçaj, 16-vjeçarja nga Lugishta e Hasit të Prizrenit, por që jeton me prindërit në Slloveni, ku edhe po zhvillon talentin e saj në muzikë, sapo ka realizuar edhe këngën e dytë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Teksti dhe muzika janë bërë në Londër nga Aubrey Whitfield, ndërsa videoklipi është realizuar në Ljubljan.

Vajza që ka pasion këngën, tashmë ka një numër të adhuruesve, që shkon duke u shtuar nëpër rrjete sociale dhe në ‘Youtube’.

Aurora me rriten e saj premton edhe rritjen e numrit të video-projekteve të reja, pasi siç thotë muzika është pasioni i saj, të cilin ua dedikon adhuruesve. /GazetaePrizrenit.net/