24-11-2024

Aurora Kajdomqaj, 15-vjeçarja nga Prizreni që nisi karrierën muzikore në Slloveni (VIDEO)

Talentja 15-vjeçare nga Lugishta e Hasit të Prizrenit, Aurora Kajdomqaj që karrierën e saj muzikore po e zhvillon jashtë vendit, kryesisht në Slloveni, tashmë ka realizuar një projekt muzikor i cili po mirëpritet nga dashamirët e artit muzikor, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Klipi i saj “Lose myself” është realizuar në Slloveni dhe Londër, ndërsa më herët ajo ka bërë në Slloveni edhe një Cover të Rita Orës.

Vajza që ka pasion këngën, jeton në Slloveni bashkë me prindërit, të cilët kanë një biznes familjar atje.

Aurora këto ditë është rikthyer për pushime në vendlindje, ndërsa ishte e ftuar në disa televizione qendrore, si në KTV dhe në T-7 për të promovuar video-projektin e saj, që tashmë ka një numër të adhuruesve që vazhdon të rritet, nëpër rrjete sociale dhe në ‘Youtube’.

Talentja e re, që siç thotë muzikën e ka “ëndërr” premton vide- projekte të reja, për të cilat është duke punuar, por preferon që më vonë t’ua bëj befasi adhuruesve të këngës së saj. /GazetaePrizrenit.net/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.