27-01-2021

Autobusi i Kosovës ndalet në kufirin serb, gjinden në të ilegalisht mijëra cigare

Në ditën e dytë të vitit 2021, doganierët serbë kanë parandaluar një përpjekje për kontrabdanë në pikën kufitare Batrovci.

Autobusi më targa të Kosovës që ishte nisur për në Zvicër kishte tentuar të kontrabandonte 42 mijë copë cigare të ndryshme.

Në rimorkion e autobusit ishin fshehur cigaret në një formë bunkeri në murin e rimorkios.

Cigaret janë sekuestruar në doganë së bashku me autobusin, ndërsa njëri nga shoferët ishte serb.

Autobusi ishte nisur nga Prizreni për në Zvicër me 70 udhëtarë./Indeksonline/

 

Asnjë koment

Comments are closed.