28-04-2024

Autobusi me nisje nga Prizreni kapet me afër 120 kg drogë në Hungari

Dy shoferë të kompanisë “Fadili Tours”, A.H dhe F.H  nga Podujeva janë arrestuar nga autoritetet hungareze mëngjesin e së shtunës.

Burime të Gazetës Insajderi bëjnë të të ditur se në autobusin e tyre policia ka gjetur afër 120 kilogram të substancave narkotike.

Në këtë autobus ku ishte gjetur kjo sasi e drogës kishte edhe udhëtarë. Kjo linjë e autobusit ishte nisur nga Prizreni ku desitancion e kishte Hamburgun. Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktoj me kompaninë mirëpo nuk e kanë qenë të qasshëm.

Po ashtu lidhur me këtë rast i janë dërguar pyetje edhe Policisë së Kosovës mirëpo Insajderi ende nuk ka marr  përgjigje. /Insajderi.com

Asnjë koment

Comments are closed.