Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, fillon shpejtë hetimin e tenderëve në MSh gjatë pandemisë

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës,  i është përgjigjur pozitivisht Ministrisë së Shëndetësisë që të hetojnë çdo shkelje të mundshme në procedurat e prokurimit publik të zhvilluara nga kjo ministri gjatë përballjes me pandeminë Covid-19, transmeton IndeksOnline.

Ky institucion ka thanë se  përkundër vështirësive të shfaqura gjatë kësaj kohe kur vendi po përballet me pandemi.

“AKK dëshiron të ritheksojë se përkundër vështirësive të shkaktuara nga pandemia COVID-19, institucioni ynë është duke vazhduar që të jetë në krye të detyrave që u takojnë, dhe se do ta autorizojë Divizionin e Anti-kartel për te filluar shqyrtimin paraprak lidhur me rastet e MSH-së”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se ky autoritet viteve të fundit ka shtuar numrin e këshillimeve profesionale ndaj institucioneve të ndryshme.

“Në këtë kontekst, u bëjmë thirrje institucioneve që ta thellojnë bashkëpunimin me Autoritetin e Konkurrencës në mënyrë që të evitohen çfarëdo shkelje të mundshme të konkurrencës në prokurim publik apo për çështje të tjera”, përfundon komunikata.