23-11-2024

Avancohen në Gjykatën e Apelit gjashtë gjyqtarë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka përzgjedhur gjashtë gjyqtarë për avancim në Gjykatën e Apelit, konkretisht gjykatësit: Valbona Musliu-Selimaj, Violeta Husaj-Rugova, Mevlide Kosumi-Qarri, Mirlinda Bytyqi-Rexhepi, Kymete Kicaj dhe Bujar Dobërdolani.

Avancimi i gjyqtarëve u bë në mbledhjen e 328-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Paraprakisht, anëtari i KGJK, Vilard Bytyqi njoftoi se përmes kësaj përzgjedhjeje po arritet edhe plotësimi i kuotës gjinore në Apel. Ai shtoi se nga komunitetet joshumicë nuk ka aplikuar askush.

Ndërkaq, kryesuesi Albert Zogaj tha se në konkursin për avancim të gjyqtarëve për në Apel, ka pasur konkurrencë dhe se kandidaturat kanë qenë të forta.

Zogaj tha se shumë shpejt do të ketë proces tjetër për avancim në Apel/ Betimi për Drejtësi/

 

Asnjë koment

Comments are closed.