Avdyli: Agim Veliu e Avdullah Hoti e shihnin Vjosa Osmanin si pengesë në LDK
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka thënë se nënkryetarët e LDK-së, Agim Veliu dhe Avdullah Hoti, e shohin si pengesë kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin.
“Agim Veliu, Avdullah Hoti, e shohin pengesë Vjosa Osmanin”, është shprehur Avdyli.
Ai në T7, tha se Osmani shihet si një gurë në rrugën e tyre të avancimit.
“E shohin si një gur në rrugën e tyre të avancimit. Sepse e shohin që Vjosa ka një përkrahje të madhe nga strukturat e LDK-së”, ka thënë Avdyli.
Tutje, Avdyli shprehet i bindur se këta persona kanë punuar pas shpinës së Osmanit.
“Ata kanë punuar natë e ditë duke e injoruar dhe shkelur identitetin e saj. Duke punuar prapa shpinës së saj që ajo të largohet. Por Vjosa nuk u largua për shkak të dashurisë që ka për LDK-në”, shtoi Avdyli.