19-09-2020

Hoti tregon prapaskenat e Marrëveshjes së Uashingtonit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar në emisionin Pressing në T7 se çfarë ka ndodhur në takimin mes delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

“Kjo marrëveshje duhej të arrihej në qershor. Presim që të shkojmë më  një marrëveshje që sjellë tek njohja reciproke. Takimi u organizua për mbledhje ekonomike. Na treguan se do të ketë edhe elemente politike nga marrëveshja”, tha Hoti.

“Në pikën 10 është folur për njohje të minoriteteve, njohje reciproke e kështu. Jo eksplicit për njohje reciproke të shteteve. Ka pasur një draft fillestar, e që më pas është rregulluar pak. Kemi qenë kundër minishengenit, kemi kërkuar që ajo të largohet, por na thanë që është kërkesë e presidentit Trump. E kemi pranuar. Do të kemi takime me shtetet që janë pajtuar të jenë pjesë e kësaj iniciative. Do të trajtohemi barabartë ose nuk futemi”, shtoi ai. /Express/

Asnjë koment

Comments are closed.