18-05-2024

Avokati Gent Gjini demanton lajmet për mungesë licence

Avokati Gent Gjini e ka quajtur dezinformatë dhe propagandë lajmin lidhur me mungesën e licensës. Sipas tij qëllimi ishte dëmtimi i autoritetit, dinjitetit dhe imazhit të tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë, sot është njoftuar se në Prizren është arrestuar një avokat pasi i kishte skaduar afati i licencës.

Reagimi i plotë e pa ndërhyrje i Gjinit:

Te nderuar, per keqardhje shprehi indinjaten ndaj disa portaleve, se si kane bere dezinformate dhe propagande jo te vërtetë (pa verfikuar ne orgjinalitet burimin e lajmit) lidhur me licensen e avokatures sime kjo me qellim qe disa portale mua te me demtojne: aturoritetin, dinitetin, imazhin, reputacionin, perballe nje argumenti shume real (prove: foto licensa) se une Avokat Gent Gjini kam pasur dhe kam license dhe punoj si avokat qe nga viti 2017

Une çuditem se si sot linçohet nje avokat, dhe behet lajm per diçka te paqene dhe bëhet fushate e ashper me qellim qe figura dhe autoriteti te me demtohet.

Une shpejt do te ushtroj padi ndaj disa portaleve te shkruara per te kuptuar se me çfar prapavije, si, dhe ne c’ menyre ata kane materializuar kete lajm, perkatesisht te kuptojme per burimin se nga ka rrjedhur ky informacion, lidhur me licensen.

Pra kete do ta zbulojme ne rruge gjyqesore me padi civile, dhe jo vetem, per te kuptuar qellimin e tyre, dhe te i mbroj te drejtat te mija juridike te garantuara me kushteteute dhe me akte te tjera, sa i perket demtimit te autoritetit, dhe linqimit qe me eshte bere.

Asnjë koment

Comments are closed.