Avokati i familjes së Faton Hajrizit: Do kërkojmë ndihmë nga Shqipëria rreth çështjes së vrasjes
Gent Gjini, avokat i familjes së Faton Hajrizit, i cili dyshohet të jetë vrarë nga policia serbe, është shprehur se do të kërkojnë ndihmën e Shqipërisë për zbardhjen e kësaj çështjeje.
Ai tha gjithashtu se ende nuk duhet nëse Faton Hajrizi është vrarë, gjë që sipas tij do të vërtetohet vetëm pasi të jetë kqyrur trupi i tij.
“Rasti i Hajrizit është një çështje komplekse dhe ne kemi dalë në një propozim që me këtë çështje të merret edhe Republika e Shqipërisë. Ne do të kërkojmë që Shqipëria të na ofrohet me kapacitetet e saj ndërqeveritare dhe ligjore që me palën serbe të bisedohet në kanale zyrtare dhe të jemi të barabartë si shtet. Dihet që Serbia ne nuk na njeh si shtet dhe biem gjithmonë në lojëra fjalësh, luhet me ndjenjat e kombit shqiptar nga serbët. Nuk e dimë nëse Hajrizi është vrarë ose jo, pasi duhet të kqyret trupi. Serbia nuk e njeh palën kosovare dhe nuk bisedon me të. Duke ndërhyrë Shqipëria do të kuptohet nuk ndodhet trupi i tij”, tha Gjini.