Avokati i Thaçit çuditet me përgjigjet e “gazetarit” të Tanjugut që po dëshmon në Speciale
Debat interesant është zhvilluar në Speciale në gjyqin kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Avokati i Thaçit, Gregory Keohhe gjatë marrjes në pyetje, u çudit me disa nga detajet që nxori nga dëshmitari në fjalë.
I njëjti, nuk kishte kryer fakultetin e gazetarisë. Madje as nuk kishte studiuar për të. Kishte studiuar për histori e bujqësi dhe nuk kishte përfunduar studimet. I ishte bashkuar ushtrisë në vitin 1986 për të kryer shërbimin.
Kjo e çuditi avokatin Keohe i cili vuri në dukje dhe në pah faktin se Tanjug ka qenë agjenci shtetërore e lajmeve, që i bie se Qeveria e Slobodan Millosheviqit kishte ndikim direkt aty.
Madje si udhëheqës i Tanjug, Keohe ka cituar se ishte përzgjedhur një përkrahës i Millosheviqit.
Tutje, avokati është shprehur i çuditur se si Agjencia Shtetërore e lajmeve serbe, punëson në person që nuk ka përvojë e madje as nuk ka studiuar për gazetari për të shkruajtur për ngjarje nga lufta./IO