Azem Vllasi: Draft-statuti i Asociacionit nuk ka lidhje me rezolutën 1244
Ish-politikani dhe avokati, Azem Vllasi konsideron se draft-statuti i Asociacionit thjeshtë duhet të jetë formë e bashkëpunimit mes komunave që parashihen brenda tij, për disa cështje specifike në interes të qytetarëve serb që janë shtetas të Kosovës.
“Nëse propozuesit do të kenë mirëkuptim për ambiciet dhe propozimet e Vuçiqit që Asociacioni të ketë kompetenca që dalin jashtë kornizës të Kushtetutës së Kosovës, pala kosovare duhet të zbres dukshëm nën nivelin që përmban ky propozim i Draft-Statutit. Thjesht, të jetë formë e bashkëpunimit mes këtyre komunave për disa çështje specifike në interes të Serbëve si shtetas të Kosovës”, tha Vllasi për Front Online.
Por, se thotë se me rëndësi është që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po deklarojnë se statuti duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Me rëndësi është që propozuesit, pra BE dhe SHBA(ambasadori Hovenier), kanë deklaruar se ky statut(propozim) gjithsesi duhet të jetë përbrenda Kushtetutës së Kosovës. Çështja e këtij Asociacioni nuk ka asnjë lidhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ka vetëm me Planin e Ahtisarit për Kosovën si shtet të pavarur dhe Kushtetutën tonë”, ka shtuar Vllasi.