“Babadimri ka me ia qitë rrogën e 13-të mësuesve të Suharekës”, bëhet virale tallja e Muharremajt me mësuesit
Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj është tallur me mësuesit e komunës së udhëhequr nga ai. Ai pak ditë më parë në një intervistë televizive tha se dhurata e babadimrit për këtë fundvit është rroga e 13’të për mësimdhënësit.
Muharremaj gjatë intervistës me gazetarë duke u tallur tha se babadimri këtë vit është ‘femër dhe jo mashkull’.
“Sivjet kish ardh babdimri, femër ish, nuk ish mashkull, shumë interesantë a?. A din çka kish vendos sivjet babadimri? Krejt mësimdhënëseve po dojke me ia dhanë rrogën e 13-të, shumë interesant ish“, ishte shpreh kryetari për Kanal 10.
Ndërkaq, pak ditë pas kësaj tallje, Bali Muharremaj tha se e deklaratat e tij ishin në një emision argëtues dhe se nuk do të jepen pagat e 13’ta.
“Ai është kanë një emision relaksues. Edhe pse kemi mjete, nuk ka bazë ligjore, nuk na lejon ligji”, u shpreh i pari i Suahrekës.
Kjo video u shpërnda në rrjetin social TikTok nga asamblisti i grupit parlamentar të LDK’së në Suharekë, Urim Suka.
“Papërgjegjësia nuk paska kufi. No coment”, ka shkrua Suka.
@urimsuka04