20-05-2024

Publikohen pamje nga momenti i sulmit masiv në Belgorod të Rusisë ( Video)

Sot Ukraina kreu sulme masive në qytetin rus Belgorod. Deri më tani thuhet se kanë vdekur 14 persona, mes tyre edhe dy fëmijë.

Sulmet hakmerrëse nga Ukraina, vijnë pas sulmeve masive që kreu Rusia të premten, prej të cilave u vranë 39 persona.

Një video e verifikuar edhe nga BBC, tregon momentin kur në Belgorod bie një predhë midis një rruge të ngarkuar.

 

Po ashtu, pamje të shumta janë publikuar në media dhe rrjete sociale pas sulmit ukrainas.

Ukraina e ka marrë përgjegjësinë e sulmeve derisa thotë gjithashtu se Rusia dështoi që me mbrojtjen e saj ajrore të mbronte civilët.

Asnjë koment

Comments are closed.