09-05-2024

58 qytetarëve iu konfiskua patentë shoferi

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm dje ka konfiskuar 58 patentë shofer, derisa tha se po vazhdon së zbatuari Urdhrin Operativ ‘Siguria në Trafikun Rrugor 2023’.

Për këtë aksion, janë angazhuar zyrtarë policorë nga të gjitha Drejtoritë Rajonale Policore dhe ata nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë (Njësia e Autostradave).

Policia dje ka vendosur 501 pika kontrolli për automjete dhe për shkelje më të rënda në trafik, 58 drejtuesve të automjeteve, u janë konfiskuar patentë shoferi për periudha kohore siç parashihen me ligjet në fuqi.

Shtimi i numrit të veturave në rrugë në këtë kohë (ardhja e bashkatdhetarëve), po edhe kushtet klimatike mund të jenë shkak për shtim të numrit të aksidenteve, policia edhe me këtë rast apelon për kujdes të shtuar në trafik, respektim të rregullave e shenjave të trafikut, përshtatje shpejtësisë kushteve të rrugës dhe përqendrim maksimal në ngasje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Asnjë koment

Comments are closed.