Babai i sulmon djemtë me shufër metali në Malishevë dhe ikë nga shtëpia, Policia po e kërkon
Në fshatin Panorc në Malishevë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje.
Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se këtë herë viktima janë dy persona, të cilët dyshohet se i ka rrahur babai i tyre pas një mosmarrëveshje.
Siç mëson Sinjali, i dyshuari i ka sulmuar djemtë, njëri i mitur e tjetri 25-vjeçar, duke i goditur me një shufër metali.
Si rezultat i raportimit të rastit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, por s’kanë arritur ta kapin të dyshuarin.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndalimin pasi të sigurohet prezenca e tij.
Lexo edhe: