27-07-2024

Babai i Triumf Rizës për Sekiraqën: Është liruar një kryekriminel që ka vuajt krejt Prishtina prej tij

Të premten e 17 majit, Gjykata e Apelit ia ndryshoi masën e sigurisë Enver Sekiraqës, të dyshuarit për vrasjen e policit Triumf Riza.

E menjëherë të shtunën Sekiraqa nuk u gjet në shtëpi. Për të e për mbarë procesin e gjykimit kritika e pakënaqësi ka babai i Triumf Rizës.

news image

“Ky problem tash nuk është i imi, është i sistemit të drejtësisë. Po e shoh që një kryekriminel që ka vuajt krejt Prishtina prej tij para lufte e pas lufte, kaq shumë krime ka bo, mbi 83 vepra të ndryshme për krim të organizum, për dhunim të vajzave, për kidnapim të vajzave. Me të gjitha kqijat është marrë, me haraq…” tha Riza në T7.

Mes tjerash ai foli edhe për raportimet që e lidhin Sekiraqën me kriminelë serbë./GS

Asnjë koment

Comments are closed.