Babë e bijë nga Malisheva të prekur me Covid-19
omuna e Malishevë është njëra nga tri komunat të cilat ndodhen në karantinë që nga përhapja e koronavirusit në Kosovë.
Numëri i të prekurve nga kjo komuna ka shkuar në pesë persona, shkruan Insajderin.
Babë e bijë nga Drenoci i Malishevës kanë rezultuar pozitivë me koronavirusi. Vajza është shtruar një javë më parë në Klinikën Infektive në QKUK, kurse babi i saj ka rezultuar pozitiv dje më Covid 19, raporton T7
Vetëm sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë janë konfirmuar edhe katër raste të reja, duke quar kështu për një javë në 28 numrin e të prekurve nga koronavirusi.
Deri më tani në karantinë janë vendosur komuna e Vitisë, Klinës, Malishevës tri fshatrat e Podujevës, Dumnica e Epërme, Dumnica e Poshtme, Llausha, si dhe Janjeva e Lipjanit. Teksa, ende nuk është marrë një vendim për dy komunat e prekura së fundmi Gjakovën e Suharekën./Insajderi.com